0030 210 33 18 483

Kompensimi i ngrohjes, platforma hapet në nëntor

TV TRIBUNA 23 Tetor 2022

Ministri grek i financave, Hristos Staikouras ka bërë të ditur se platforma e aplikimeve për kompensimin e ngrohjes do të hapet brenda nëntorit.

“Në vazhdim, deri në 10 dhjetor do të jepen paradhëniet për përfituesit e vjetër dhe deri në fund të vitit për përfituesit e rinj”, tha ministri.

Ajo që ndryshon sivjet është se pavarësisht nga sasia që do të furnizohen përfituesit e kompensimit të vjetshëm, do të jepen paradhënie në varësi të shpenzimit që bënë dimrin e kaluar dhe do të bëhet më vonë përllogaritja nëse nuk konsumojnë sasinë e naftës që i korrespondon kompensimit të ngrohjes.

Do të pasojnë dy pagesa të tjera:

Deri në 28 shkurt 2023 për tërësinë e blerjeve që do të faturohen deri në 31 janar 2023.

Deri në 30 prill 2023 për tërësinë e blerjeve që do të faturohen deri në 31 mars 2023.

Shuma e kompensimit do të variojnë ndërmjet 100 dhe 800 euro për ata që përdorin faktikisht naftë.

Për ata që do të lenë energjinë elektrike dhe gazin natyror dhe do të ngrohen me naftë, kompensimi do të dyfishohet, duke arritur në 200 deri 1.600 euro.

Ndaje me miqte