Konstituohet parlamenti grek i dalë pas zgjedhjeve të 7 korrikut
TV TRIBUNA
17 Korrik 2019
300 deputetët e parlamentit të ri grek që u zgjodhën në zgjedhjet e 7 korrikut, kryen të mërkurën betimin, në ceremoninë e konstituimit të trupës së re të ligjvënësve.
Fillimisht u krye betimi fetar, pastaj u betuan para Kuranit tre deputetët myslimanë dhe më pas kryen betimin politik gjithë deputetët që e dëshironin, kryesisht nga e majta.
Në parlamentin e ri ka 61 femra, ndërsa 112 deputetë zgjidhen për herë të parë.
Nga 300 deputetët, Demokracia e re ka 158, SYRIZA-Aleanca Progresive 86, Lëvizja për Ndryshim (KINAL) 22, Partia Komuniste 15, “Zgjidhja Greke” 10, MERA25 e ish ministrit Varoufakis, 9.
Pas betimit, deputetët u njoftuan se të enjten do të zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të parlamentit.
Demokracia e re ka nominuar për këtë post deputetin Konstantinos Tasoulas.
Ish kryeministri Tsipras ka deklaruar se kandidatura e Tasoulas do të votohet edhe nga SYRIZA.
Ndaje me miqte