0030 210 33 18 483

Konsumimi i verës së kuqe ul obezitetin dhe kolesterolin e ”keq”

ATSH 29 Gusht 2019

Vera e kuqe është një mik me zorrët, më shumë se pijet e tjera alkoolike. Ajo rrit shumëllojshmërinë e baktereve që e banojnë atje, të ashtuquajturin mikrobiome, dhe ndihmon në uljen e niveleve të mbipeshes dhe kolesterolit të keq, sipas një studimi të King’s College në Londër, botuar në revistën Gastroenterology.

Efektet e verës së kuqe në zorrë u analizuan në tre grupe të ndryshme me rreth tre mijë njerëz në Britaninë e Madhe, Hollandë dhe SHBA, dhe studimet treguan se mikrobioma e zorrëve e pijeve të verës së kuqe ishte më e larmishme se ato të atyre që nuk e pinin atë, ndërsa kjo nuk u vërejt me konsumimin e verës së bardhë, birrës ose likereve.

Autorët besojnë se arsyeja kryesore për përfitimet është për shkak të polifenoleve të shumta në verën e kuqe, domethënë kimikatet mbrojtëse që kanë shumë veti të dobishme (përfshirë vetitë antioksiduese) dhe veprojnë kryesisht si karburant ’për mikrobet e pranishme në sistemin tonë të zorrëve.

“Ky studim ofron njohuri për faktin se nivele të larta të polifenoleve në lëkurat e rrushit mund të jenë përgjegjëse për shumë nga përfitimet shëndetësore të debatuara nëse pini në moderim”, shpjegon autori kryesor i studimit Tim Spector.

Studimi zbuloi gjithashtu se konsumimi i verës së kuqe shoqërohej me nivele më të ulëta të obezitetit dhe kolesterolit “të keq”.

Ndaje me miqte