0030 210 33 18 483

Korfuz, qeni zbulon drogën, arrestohet i riu shqiptar

Tribuna TV 09 Qershor 2018

Policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar, me moshë 23 vjeç, i cili akuzohet për futjen në Greqi të një sasie lënde narkotike, me qëllim trafikimin.

Ai u arrestua në flagrancë, në veri të Korfuzit, ku kishte fshehur në natyrë 5,4 kilogramë kanabis, të ambalazhuar në pesë paketa.

Policia thotë se gjatë operacionit u aktivizua qeni i kërkimit të drogës me emrin Vamma.

Gjatë marrjes në pyetje ai pranoi se e kishte sjellë kanabisin nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe synonte ta trafikonte në përdorues të ishullit.

Ndaje me miqte