0030 210 33 18 483

Korfuz, tragjedi në familjen beratase: Babai vret të bijën 29 vjeçare

TV TRIBUNA 03 Janar 2019

Tragjedi në një familje nga Berati që jetonte prej vitesh në ishullin e Korfuzit.

Babai ka vrarë vajzën e vet 29 vjeçare, Anxhelina Petro, pasi ajo ishte lidhur me një emigrant nga Afganistani. Ky ishte dhe shkaku i sherreve të shpeshta në familje.

Për këtë arsye vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte me shokun e vet.

Ishte ky që njoftoi policinë pasi Anxhelina nuk u kthye në shtëpi, mbrëmjen e 1 janarit.

Menjëherë dyshimet ranë mbi të jatin e viktimës, i cili u mor në pyetje. Fillimisht 52 vjeçari mohoi të ishte autor i krimit. Por më në fund u detyrua të pranonte se e kishte vrarë të bijën dhe e kishte varrosur në pjesën e mbrapme të oborrit të shtëpisë, në zonën Alepou të Korfuzit.

Të enjten në mesditë, policia nxorri një komunikatë zyrtare për ngjarjen.

“Siç rezultoi nga hetimet, 52 vjeçari, mbrëmjen e të martës (01.01.2019), pas një zënke të ashpër që kishte me 29 vjeçaren, e goditi me një send metalik (levë hekuri), duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse”.

Mjekja ligjore që bëri autopsinë e viktimës, tha se Anxhelina ishte goditur për vdekje nga i jati.

“Goditjet ishin të shumta, vajza e pafat luftoi shumë kohë që të mbahej në jetë, por nuk ia arriti. Goditjet dëshmojnë një urrejtje të madhe, çka e bën edhe më shokuese këtë çështje”.

Ndaje me miqte