0030 210 33 18 483

Koronavirusi, 117 raste në Greqi

TV TRIBUNA 12 Mars 2020

Ministria greke e shëndetësisë njoftoi para pak se numri i rasteve me koronavirus në Greqi ka arritur në 117.

107 prej tyre kanë lidhje me raste të tjera, ndërsa 10 janë “jetime”, domethënë nuk dihet burimi i infeksionit.

37 pacientë po kurohen nëpër spitale dhe tre prej tyre në pavijonet e reanimacionit.

Koordinatori i ministrisë së shëndetësisë për Koronavirusin, Sotiris Tsiodras, tha se në kuadër të masave për përballimin e epidemisë, mbyllen për 15 ditë gjykatat, teatrot, kinematë, qendrat e fëmijve, palestrat si dhe qendrat e argëtimit dhe ambientet artistike.

Ndaje me miqte