0030 210 33 18 483

Koronavirusi, epidemia që po shqetëson gjithë botën

TV TRIBUNA 17 Shkurt 2020

Në mesin e dhjetorit 2019, në qytetin Wuhan të provincës Hubei në Kinë, u shfaq një mori e pazakontë rastesh me pneumoni. Wuhani ka 19 milionë banorë, ndërsa e gjithë provinca 58 milionë.

Në mesin e janarit, autoritetet kineze të shëndetësisë njoftuan se ishte fjala për korona-virusin, me simptoma si ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, madje edhe vdekje.

Pasoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OVSH) që paralajmëroi se epidemia e korona-virusit në Kinë, përfaqëson një rrezik global të madh, por nuk shpalli Emergjencën globale të Shëndetit Publik.

1. Çfarë është koronavirusi?

Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje të tilla si: nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda siç është Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

2. Nga vjen korona virusi?

Korona virusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej korona viruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu.

3. Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?

Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

4. Si mund ta mbroj veten nga korona virusi?

Korona virusi shkakton simptoma tipike respiratorë (në frymëmarrje), kështu që rekomandohen:

- masa bazike të higjenës së duarve, siç është larja e duarve me ujë dhe sapun

- higjena respiratore, si psh. kur teshtini, përdorni bërrylin apo shami

- shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.

- mënjanimet e kontakteve të panevojshme me kafshë të gjalla apo produket e tyre dhe larja e duarve pas prekjes së tyre

- Aplikimi i praktikave të higjenës ushqimore. Sigurohuni që mishi është gatuar mire para se të konsumohet.

5. A ka vaksinë për këtë lloj të ri të koronavirusit?

Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re.

6. A ka trajtim për koronavirusin?

Aktualisht nuk ka një trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga koronavirusi. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

Ndaje me miqte