0030 210 33 18 483

Koronavirusi, Greqi: 95 raste të reja dhe 6 vdekje të tjera 24 orët e fundit

TV Tribuna 29 Mars 2020

Sot në Greqi u regjistruan 95 raste të reja, duke e çuar në 1.156 numrin e përgjithshëm, deklaroi pasditen e të dielës koordinatori i ministrisë së shëndetësisë, Sotiris Tsiodras. Ai vërejti se ritmet e ritmet e përhapjes së epidemisë në Greqi janë më të ulëra në raport me vende të tjera të Europës.
sipas tij, të 95 rastet e fundit janë evidentuar në Atikë.
Tsiodras bëri të ditur se 24 orët e fundit humbën jetën edhe 6 persona të tjerë. Kështu, numri i të vdekurve nga Koronavirusi në Greqi tashmë është 38. Nga këta 29 ishin burra dhe 9 gra, ndërsa mosha mesatare e viktimave është 71 vjeç.
 

Ndaje me miqte