0030 210 33 18 483

Koronavirusi, mbyllen gjithë hotelet në Greqi

TV Tribuna 20 Mars 2020

Të dielën në mesnatë gjithë hotelet e Athinës dhe Selanikut, por dhe gjithë qyteteve të tjerë, do të mbyllen ndoshta për herë të parë në historinë e vendit. Përjashtim do të bëhet për disa pak hotele që do të përzgjidhen me short, me qëllim që të mbulohen nevojat eventuaële, por edhe ato të cilat u shërbejnë trupave të sigurisë, forcave të armatosura, nevojave shëndetësore dhe emigrantëve e refugjatëve.
Siç raportohet, ky vendim i qeverisë greke u mor në kuadër të masave për mbrojtjen e punonjësve por edhe të klientëve nga shtrirja e pandemisë dhe pas konsultimit me Lidhjen e Ndërmarrjeve Turistike Greke, ashtu siç u bë dhe me hotelet me funksionim sezonal, që hapen zakonisht periudhën e Pashkës dhe mbyllen në fillim të vjeshtës.
Vendimi do të hyjë në fuqi duke u gdhirë 23 marsi. Hotelet që do të qëndrojnë hapur do të rezultojnë nga shorti, ku do të marrin pjesë gjithë hotelet që do të shprehin dëshirën.
 

Ndaje me miqte