0030 210 33 18 483

Koronavirusi, mbyllen gjithë shkollat në Greqi

TV TRIBUNA 10 Mars 2020

Pas një mbledhjeje urgjente të këshillit shkencor të ministrisë së shëndetësisë pasditen e të martës, ministri kompetent, Vasilis Kikilias,  bëri të ditur se mbyllen për 14 ditë gjithë institucionet arsimore të Greqisë, për shkak të koronavirusit.

Vendimi përfshin mbylljen e kopshteve, shkollat fillore, gjimnazet, universitetet përfshirë ato teknologjike.

Gjithashtu mbyllur do të jenë edhe shkollat speciale (frontistiria), si dhe çdo lloj shkolle private.

Siç bëhet e ditur, kryeministri Mitsotakis do të komunikojë të mërkurën masa të reja për përballimin e Koronavirusit.

Ndaje me miqte