0030 210 33 18 483

Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 4 numri i viktimave

TV Tribuna 23 Mars 2020

Të hënën paradite, numri i viktimave nga Covid në Shqipëri ka arritur në 4.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në spitalin Infektiv ka humbur jetën një 43-vjeçar nga Kavaja, i cili ndodhej në terapi intesive. Vlerësohet se gjendja e tij shëndetësore është komplikuar për shkak të obezitetit pasi i riu nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. 
Mbrëmjen e të dielës po në spitalin infektiv “Shefqet Ndroqi”, humbi betejën për jetën një tjetër i infektuar. 71-vjeçari përveç koronavirusit, vuante edhe nga sëmundje të tjera, ndër to edhe tumori.
Lidhur me dy rastet e vdekjes ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shprehu ngushëllimet e saj për familjarët duke shkruar se mjekët bënë më të mirën që mundeshin por nuk ia dolën që t’i shpëtonin. Ndërkohë ministrja ka shfrytëzuar rastin për t’u bërë apel edhe qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
 

Ndaje me miqte