Kosova fiton liberalizimin e vizave ga BE-ja
Tribuna News Network
18 Prill 2023
Parlamenti Europian ka miratuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke mbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Të mërkurën do të nënshkruhet akti ligjor, dhe pas kësaj, hapi i vetëm që duhet të bëhet është botimi i vendimit në Fletoren zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij. Heqja e vizave pritet të bëhet më 1 janar të vitit të ardhshëm dhe do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen, e përbërë nga 27 shtete europiane. Lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës ka qenë një çështje që Parlamenti Europian ka mbështetur fort, ndërsa kritikon Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian për vonesa të panevojshme në këtë proces. Në nënshkrimin e aktit ligjor janë ftuar të marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë të Kosovës dhe Suedisë, si dhe presidentja e Parlamentit
Ndaje me miqte