0030 210 33 18 483

Kotzias: I lumtur pse në qershor qershor mbyllim çështjet me Shqipërinë

Tribuna TV 05 Maj 2018

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka komplimentuar në mënyrë të tërthortë veten dhe homologun shqiptar, Ditmir Bushati, pse negociatat intensive të muajve të fundit duket se po kurorëzohen me sukses.

“Jam shumë i lumtur që në fillim të qershorit do të kemi mbyllur këtë paketë të madhe çështjesh që kishim me Shqipërinë dhe që janë disa prej tyre prej 40, 60 e 70 vjetësh. Ngajnin të pazgjidhshme, por ministrat e jashtëm kanë për detyrë të zgjidhin probleme”, ka deklaruar Kotzias pas përfundimit të ministeralit të Selanikut.

Duke folur gjatë konferencës për shtyp, ministri i jashtëm grek ka thënë se me përjashtim të marrëveshjes së detit, kanë mbetur vetëm disa terma teknikë për finalizimin e paketës.

“Me Shqipërinë jemi në një proces të zgjidhjes së problemeve tona dypalëshe. Janë arritur marrëveshje. Ende ka mbetur hapur çështja e zonave ekskluzive ekonomike që shpresoj ta mbarojmë deri në fund të qershorit. Ajo që na ka mbetur për të bërë janë më shumë disa çështje praktike, si përkthimi në disa prej dokumenteve”.

Më herët të premten, Kotzias e Bushati patën një takim kokë më kokë në Selanik, ku u zhvillua Takimi i Tretë Ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Për veç ministrave të jashtëm, në takim merrnin pjesë edhe ministrat e brendshëm dhe ata të transporteve.

Ndaje me miqte