0030 210 33 18 483

Kotzias për marrëdhëniet me Shqipërinë: "Opozitat riprodhojnë shabllone negative"?

TV Tribuna 21 Korrik 2018

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka shprehur shpresën që opinioni publik dhe politik në vend të tregojë më shumë pjekur lidhur me negociatat që po zhvillon Athina me Tiranën.

“Besoj se populli ynë po mësohet dalëngadalë të mbështesë zgjidhjet dhe jo problemet. Rrjedhimisht kam shpresën që të ketë një pjekuri më të madhe ndaj zgjidhjes së problemeve që kemi me Shqipërinë”.

“Ne duam miqësi ndërmjet popujve dhe një politikë bashkëjetese paqësore ndërmjet shoqërive tona. Personalisht gjithmonë mburrem me studentët e mi shqiptarë në Universitetin e Pireut që tashmë janë bërë pedagogë në vendin e tyre”, nënvizon Kotzias në një intervistë për të përditshmen greke “Efimerida ton Sintakton”.

Ministri i jashtëm grek ka vënë në dukje se problemet më Shqipërinë datojnë madje që prej 90 vjetësh. “Shaku që këto probleme janë të pazgjidhura është se ato u shfaqën pas përfundimit të luftës së ftohët dhe gjithashtu se qeveritë e mëparshme, edhe kur deshën të zgjidhnin ndonjë prej tyre, mbetën në rrugë”, vëren Kotzias.

Dhe vazhdon:

Le të marrim çështjen e ligjit të luftës. A mund të shtiremi akoma se jemi dy vende në gjendje lufte? Opozita në të dy anët e kufirit përpiqet të shfrytëzojë ndjenjat e qytetarëve. Riprodhon shabllone negative dhe paragjykime ndërmjet popujve.

Sa i përket marrëveshjes Athinës Shkup dhe hartës rrugore për implementimin e saj, Kotzias ka thënë se pala greke pret që qeveria në Maqedoni të fitojë referendumin dhe votimin për ndryshimin e kushtetutës. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të siguruar një maxhorancë në favor të marrëveshjes kur të votohet në parlamentin grek”.

“Duam që bashkarisht të përballojmë retorikën e urrejtjes, sepse duam të jetojmë në pyaqe me popullin e vendit fqinj”, ka përfunduar Kotzias.

Ndaje me miqte