0030 210 33 18 483

Koumoutsakos: “Po” përplasjes politike, “jo” ekstremizmave

Tribuna TV 20 Dhjetor 2018

Qëndrimin se debati politik nuk duhet të ngërthehet në një klimë polarizimi me ekstremizma dhe akuza për tradhëti, ka shprehur shefi i çështjeve të jashtme të partisë Demokracia e re, Jorgos Koumoutsakos, gjatë një interviste për portalin News24/7. Në të njëjtën kohë, deputeti i opozitës ka theksuar se ai nuk mbështet deklaratat e çdo kuadri të ND.

“Përgjegjësinë për daljen nga shinat të dialogut publik e ka qeveria”, ka vërejtur Koumoutsakos. “Nuk mbështes gjithçka që thuhet nga Demokracia e Re në kundërvënien me qeverinë. Unë jam i moderuar dhe punoj për unitetin kombëtar. I them “Po”, përplasjes politike, “po” argumenteve të fuqishme, “jo” ekstremizmave. Po të futemi në logjikën e kërkimit të tradhëtarëve do ta shkatërrojmë vendin edhe një herë tjetër. Kemi obligimin të bëjmë kritikë të ashpër, por jo me akuza për tradhëti, siç ka bërë më herët SYRIZA”, tha deputeti Koumoutsakos.

Koumoutsakos dënoi me ashpërsi kërcënimet e fundit ndaj ish ministri të jashtëm, Nikos Kotzias, por shënoi se “kultura e kësaj trajte të përplasjes politike u shkaktua nga deklarata famëkeqe e kryeministrit ‘ose do t’i mbarojmë, ose do të na mbarojnë’”...

Ndaje me miqte