0030 210 33 18 483

Kozani, mësyn me sëpatë në zyrën e tatimeve, 4 të plagosur

TV TRIBUNA 16 Korrik 2020

Katër punonjës të zyrës tatimore të Kozanit (eforia) janë plagosur, pas sulmit me sëpatë që ndërmori një 45 vjeçar, mesditën e të enjtes.

Gjendja e tre prej të plagosurve, një burrë dhe dy gra konsiderohet mjaft serioze.

Sipas dëshmitarëve okularë, 45 vjeçari, pasi u testua në hyrje të godinës, u ngjit në katin e dytë, në degën e të ardhurave dhe pasi nxorri nga një çantë shpine një sëpatë të vogël, nisi të godiste cilindo punonjës gjente përpara.

Përballë thirrjeve plot panik të punonjësve, autori i sulmit tha vetëm këto fjalë: “Ju pëlqen tani? Mirë ta pësoni!”...

Pasi kishte goditur katër prej punonjësve ai iu sul përgjegjësit, por një punonjës tjetër iu hodh përsipër dhe të dy bashkë e çarmatosën.

Sipas mediave, autori, që po mbahet në drejtorinë policore të Kozanit, deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë për motivet e aktit të tij të paprecedent.

Ndaje me miqte