0030 210 33 18 483

Krerët e Agimit të Artë marrin rrugën e burgut

TV TRIBUNA 22 Tetor 2020

Pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur 5 vjet e gjysmë, grupi drejtues dhe kuadro të tjerë të Agimit të Artë, janë dënuar përfundimisht me heqje lirie, një dënim që ka karakter të parevokueshëm.

Kryetarja e trupit gjykues, Maria Lepenioti, komunikoi lënien në fuqi të dënimeve të propozuara për grupin drejtues të partisë neonaziste, që akuzohen për krijim dhe drejtim organizate kriminale:

NIKOS MIHALOLAKOS 13 VJET BURG

ILIAS KASIDIARIS 13 VJET BURG

IOANNIS LAGOS 13 VJET BURG

HRISTOS PAPAS 13 VJET BURG

ILIAS PANAJOTAROS 13 VJET BURG

JORGOS GERMENIS 13 VJET BURG

ARTEMIS MATHEOPOULOS 13 VJET BURG

Në burg gjithashtu do të shkojnë (me dënime më të lehta), edhe ish deputetët Antonis Gregos, Polyvios Zisimopoulos, Panajotis Iliopoulos, Nikos Kouzilos, Konstandinos Barbarousis dhe Nikos Mihos, që akuzohen si pjesëtarë të organizatës kriminale.

Një burim policor i tha agjencisë Reuters se arrestimet janë të pashmangshme. "Ne jemi duke pritur që gjykata të na dërgojë dokumentet përkatëse dhe arrestimet do të pasojnë brenda ditës”, tha burimi.

Ish deputetët e tjerë të akuzuar do të qëndrojnë të lirë deri sa të gjykohen apelimet e tyre. Ata janë Eleni Zaroulia (bashkëshortja e Mihalolakos), Mihalis Arvanitis, Hrysovalantis Aleksopoulos, Stathis Boukouras, Dhimitris Koukoutsis. Ndaj tyre gjykata ka urdhëruar masa kufizuese si ndalimi i daljes jashtë vendit, paraqitje e detyruar dy herë në muaj në rajonin e policisë dhe garanci monetare nga 20.000 euro për secilin.

Në burg mbetet edhe Jorgos Roupaikias, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Pavlos Fyssas, si dhe 14 bashkëpunëtorë.

Në tërësi, i drejtohen burgut 38 nga 50 të pandehurit që u dënuan me heqje lirie. 13 prej tyre janë ish deputetë të Agimit të Artë, partisë që në një moment rezultoi të jetë forca e tretë politike në vend...

Ndaje me miqte