0030 210 33 18 483

Tragjedi e pambajtshme, shuhet djali i vetëm në moshën 17 vjeç...

Tribuna TV 10 Gusht 2018

Komuniteti shqiptar në ishullin e Kretës është solidarizuar me familjen e bashkatdhetarit Debatik Bashalli, që humbi djalin e vetëm.

Mateo Bashalli, 17 vjeç, u nda në mënyrë të papritur dhe tragjike nga jeta, të martën pasdite.

Sipas njoftimit të policisë bregdetare, Mateo u rrëzua mbi shkëmbinjtë buzë detit, nga një lartësi 8-10 metra. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Sejdan Limani, në Aktoriri.

Reagimi i autoriteteve por edhe i qytetarëve të thjeshtë ishte shumë i shpejtë. I plagosuri u muar me një skaf dhe u dërgua në marinën e Marathit, ku priste autoambulanca që e çoi në spitalin e Haniasë. Djaloshi i kishte ndjenjat, por pak më vonë nuk mundi t’u rezistonte plagëve dhe iku në përjetësi.

Lajmin për bashkatdhetarët e komunikoi në Facebook, Komuniteti i emigrantëvre shqiptarë në Hania.

Të dashur vëllezër dhe motra bashkatdhetarë,

Ndodhemi në pozitën e vështirë për t’ju dhënë lajmin e hidhur se ditën e Martë ora 18:00 një engjëll u ngrit lart në qiell..

Engjëlli 17 vjeçar Mateo Bashalli djali i Debatikut dhe Linditës nga fshati Buqezë (Pogradec) dhe banues në Hania (Kretë) u nda nga jeta në prag të rinisë...

Dhimbja është e madhe.... fjalë nuk gjejmë dot për t’i dhënë kurajo kësaj familje për plagën që u shkaktoi jeta.

Komuniteti Shqiptarë Hania sensibilizohet me dhimbjen e kësaj familje.

Ngushëllime familjes

I qoftë dheu i lehtë

Udhë të mbarë Mateo, në rrugën e përjetësisë.

Lajmi është publikuar në gjithë mediat e Kretës, pse Mateo ishte një figurë mjaft e dashur për bashkëmoshatarët e tij, grekë e shqiptarë. Ai ishte portier i ekipit të futbollit “Jonia”, që nxorri komunikatën e mëposhtme:

“Familja e futbollistëve të Jonias vajton humbjen e portierit të talentuar Mateo Bashalli. Nuk gjenden fjalë që të shprehim trishtimin tonë. Solidarizohemi me familjen e tij”.

Reagime të ngjashme publikuan edhe ekipet e tjera lokale.

Trupi i pajetë i Mateos udhëtoi të premten për në atdhe, ku do të bëhet ceremonia e varrimit.

Televizioni Tribuna i shpreh ngushëllimet familjes. E paç të lehtë baltën, i dashur Mateo.

Ndaje me miqte