0030 210 33 18 483

Kroacia dërgon Seleçaon në shtëpi

09 Dhjetor 2022

DOHA, 9 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kroacia u bë sot skuadra e parë që kaloi në gjysmëfinale, pasi mundi Brazilin, i quajtur ndryshe Seleçao, me penallti.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 0-0, me asgjë për t’u shënuar, sidomos nga skuadra kroate, e cila në pjesën e dytë nuk arriti të gjuajë asnjëherë në portën e Brazilit.

Në fund të shtesës së parë, ishte Neymar i cili shënoi gol në minutën e 105-të, pas një inkursioni në krah të majtë të mbrojtjes kroate.

Me 77 gola, Neymar iu bashkua Peles në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares braziliane.

Por, tre minuta para fundit të shtesës së dytë (117′), Petkoviç barazoi për kroatët, pas një gjuajtje në qendër të zonës së Brazilit.

Penalltitë u mbyllën në favor të Kroacisë 4-2.

Ndaje me miqte