0030 210 33 18 483

Kroacia, ikin 8 nga lista paraprake

Tribuna TV 22 Maj 2018

Kombëtarja e Kroacisë do të kryejë stadin përfundimtar të stërvitjes me 24 lojtarë, njeri prej të cilëve do të “pritet” deri më 4 qershor. Në raport me listën paraprake, traineri Zlatko Daliç ka larguar: Letica, Baricic, Nizic, Sosa, Rog, Pasalic, Cop dhe Santini. 

Kroatët do të grumbullohen më 26 maj në Zagreb. Në 3 qershor do të përballen në miqësore me Brazilin në Liverpul, ndërsa më 8 qershor me Senegalin në Osijek. “Hrvatskit” do të nisen për në Rusi më 11 qershor.

Portierë: Danijel Subašic (Monaco), Lovre Kalinic (Gent), Dominik Livakovic (Dinamo Zagreb).

Mbrojtës: Vedran Corluka (Lokomotiv Moscow), Domagoj Vida (Besiktas), Ivan Strinic (Sampdoria), Dejan Lovren (Liverpool), Šime Vrsaljko (Atletico Madrid), Josip Pivaric (Dynamo Kyiv), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen), Matej Mitrovic (Club Brugge), Duje Caleta-Car (Red Bull Salzburg).

Mesfushorë: Luka Modric (Real Madrid), Ivan Rakitic (Barcelona), Mateo Kovacic (Real Madrid), Milan Badelj (Fiorentina), Marcelo Brozovic (Internazionale), Filip Bradaric (Rijeka).

Sulmues: Mario Mandžukic (Juventus), Ivan Perišic (Internazionale), Nikola Kalinic (Milan), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Marko Pjaca (Schalke), Ante Rebic (Eintracht).
 

Ndaje me miqte