0030 210 33 18 483

Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik në Greqi

Tribuna News Network 28 Prill 2023

 

 Kryeministri Rama ka qenë pjesë e Forumit Ekonomik në Greqi sot. Në këtë takim, ai theksoi se Greqia është një partner strategjik i vendit tonë dhe është një partner strategjik i Shqipërisë 

 

 

“Ai tha se Greqia ka qenë mbështetëse e fortë përsa i përket integrt të vendit në BE. Rama tha se pritet krijimi i një dhome tregtare të përbashkët mes dy vendeve. Ai shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë në pikun e tyre më të mirë dhe po punojnë ngushtë për të bërë shumë gjëra së bashku. 

Gjatë ushtrimit të detyrës time kemi pasur dy situate të vështira, njëra është shkaktuar si rezultat i mosmarrëveshjeve për kufijtë detarë që kemi rënë dakord ta zgjedhim duke iu drejtuar një pale të tretë ndërsa e dyta ka të bëje me situatën e vështirë të Greqisë si rezultat i krizës financiare që e ka mbyllur atë dhe e ka përqendruar më shumë në punët e veta. Greqia është kthyer në rajon me qeverisjen Mitsotakis dhe ne mund të punojmë shumë mirë tani për shkak se Greqia është partner i rëndësishëm dhe strategjik. Ka qenë mbështetje shumë e fortë për në në negociatat në BE. Sa i takon marrëdhëniet dypalëshe është krijimi dhomës tregtare që është një lajm shumë i mirë dhe për këtë duhet të falenderoj Simone. Është një hap i madh dhe i rëndësishëm. Volumi tregtar me Greqinë është shumë herë më i ulët sa duhet të ishte ndërsa potenciali është shumë herë më i madh. Kjo është diçka për të cilën po mundohemi të bëjmë më tepër, po punojmë edhe për një projekt fantastik për të mbrojtur lumin e Vjosës. Qeveria Greke ka shfaqur gatishmëri për të bashkëpunuar me neve sa i takon mjedisit dhe parqeve ndërkombëtare. 

Integrimi në BE nuk do të ndodhë për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë por do të jetë i rëndësishëm forcimi i marrëdhënieve në këtë proces. Është shumë e rëndësishme të kapim ritmin e të rikuperojmë marrëdhëniet.”- tha Rama 

Ndaje me miqte