Kryeministrja britanike jep dorëheqjen: I shërbeva vendit që dua
ATSH
24 Maj 2019
LONDËR, 24 maj /ATSH-AFP/ – Theresa May, 62 vjeçe, e cila dha sot dorëheqjen, referuar medieve britanike, po bëhet gati në këtë mënyrë për një largim pa lavdi, pas dështimit për të vënë në zbatim Brexit, një alternativë që as vetë nuk e votoi, por që shkatërroi mandatin e saj.
“I shërbeva vendit që dua”, deklaroi May në lot, përpara se të futej në derën numër 10.
Ajo u emërua kryeministre në korrik 2016, një ditë pas referendumit që vendosi daljen e BM-së nga Bashkimi Europian, me shpresën për të mbështetur britanikët.
Kush më mirë se ajo, vajza e një pastori, pa influencë, por me reputacionin e një individi punëtor për të drejtuar Britaninë e Madhe, e cila doli e rënë moralisht dhe e përçarë nga fushata e referendumit, do të mbahet mend si një nga periudhat më delikate në historinë e ishullit?
Tre vite më vonë, ndërkohë që vendi duhej fillimisht të largohej nga BE-ja më 29 mars, ai vijon të përçahet, me një parlament që nuk arrin të bjerë dakord për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në dhe një popull gjithnjë e më të ndarë.
”Detyra për të zhbërë mbi 40 vite lidhje me BE-në nuk është aspak e lehtë’’, thekson Simon Usherwood, politolog i Universitetit të Surrey, i intervistuar nga media.
‘’Çdokush në pozicionin e saj do të kishte hasur vështirësi të madhe’’, shtoi ai, duke vlerësuar ndërkohë që May nuk pati vërtetë qasjen më të mirë duke zgjedhur të mbështetet vetëm në Partinë e saj Konservatore, kryesisht degën e saj më të vendosur për të shkëputur çdo lidhje me BE-në.
Për kolegun e saj Tim Bale, pedagog i shkencave politike në universitetin ”Queen Mary” të Londrës, ajo ”mëkatoi” duke mos pranuar realitetin dhe duke refuzuar një qasje bashkëpunuese mes palëve.
Që nga ajo kohë u detyrua të bashkëpunojë me partinë e vogël unioniste ultrakonservatore të Irlandës së Veriut, DUP, që i diktoi kërkesat e saj për Brexit.
Ndaje me miqte