Një avion C – 130 ka fluturuar drejt Tiranës, me qëllim që të transportojë drejt Athinës kryepeshkopin e Kishës ortodokse shqiptare, Anastas.
Kreu i kishës ortodokse iu nënshtrua testit në një klinikë të Tiranës dhe rezultoi pozitiv ndaj Covid-19.
Ndonëse simptomat kanë trajtë të lehtë, mjekët shqiptarë gjykuan si të nevojshëm trajtimin e tij në spitalin “Evangelismos” të Athinës, nisur nga mosha e madhe dhe disa probleme kronike shëndetësore.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis u informua për rastin dhe dha miratimin e tij që të niset avioni, ku ndodhet edhe një ekip mjekësh specialistë.