0030 210 33 18 483

Kthehen patentat dhe lejet e qarkullimit

Tribuna TV 10 Gusht 2018

Që nga e premtja 10 gusht ka nisur kthimi i patentave dhe lejeve të qarkullimit të mjeteve që ishin konfiskuar nga policia për shkak të kundravajtjeve të Kodit të Qarkullimit Rrugor.

Si çdo vit, kjo masë lehtësuese ofrohet me rastin e festës fetare të 15 gushtit, ditës së Shën Mërisë, për t’iu mundësuar lëvizjen të gjithë qytetarëve.

Nga vendimi që firmosi ministri i brendshëm, përfitojnë vetëm ata që u gjobitën dhe iu muar patenta apo leja e qarkullimit për kundravajtje që kanë të bëjnë me parkimin e paligjshëm si dhe mosrespektimin e tabelës së ndalimit të parkimit dhe qëndrimit.

Përveç kësaj, gjithë qytetarët që duan të marrin targat dhe lejen e qarkullimit, duhet që më parë të shlyejnë gjobën përkatëse.

Ndaje me miqte