0030 210 33 18 483

Ku ndodhet Greqia në hartën botërore të Covid-19

TV Tribuna 29 Mars 2020

Me 1.061 raste të konfirmuara deri më 28 mars, Greqia ndodhet në vendin e 40-të në hartën botërore të Covid-19-s, ndërsa një javë më herët ishte në vendin e 32-të, raporton agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA.
Greqia po ashtu ka rreth 102 raste të konfirmuara për çdo një milion banorë (dyfish në raport me javën e kaluar), duke u renditur mjaft ulët, në vendin e 66-të (nga vendi i 55-të javën e kaluar). Mesatarja botërore për raste në një milion banorë është përafërsisht 85.
Sa u përket vdekjeve, Greqia ka 32 (deri më 28 mars). Në raport me popullsinë, Greqia mka deri më tani rreth tre vdekje për një milion banorë, fakt që e rendit në vendin e 33-të në hartën botërore.
Pesë vendet e para për nga numri i vdekjeve nga Koronavirusi janë Italia (10.023), Spanja (5.982), Kina (3.300), Irani (2.517) dhe Franca (2.314). Numrin më të madh të të vdekurve për një milion banorë e kanë San Marino (648), Italia (166), Spanja (128), Andorra (39) dhe Holanda (37).
Sa i përket numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara pesë vendet e para janë SHBA (123.750), Italia (92.750), Spanja (73.235), Irani (3.206) dhe Gjermania (57.695).
Ndërsa pesëshja e parë sa u përket rasteve që trajtohen në gjendje të rëndë në spitale përbëhet nga: Franca (4.273), Spanja (4.165), Italia (3.856), Irani (3.206) dhe SHBA (2.666).
 

Ndaje me miqte