Kuazimodo përqafon Katedralen e Parisit. Historia e vizatimit emocionues
TV TRIBUNA
18 Prill 2019
Një vizatim i arkitektes dhe piktores nga Ekuadori Cristina Correa, ka shprehur më së mirë se si ndihet njerëzimi pas zjarrit shkatërrues në katedralen e Parisit, të hënën pasdite.
Vizatimi tregon personazhin e njohur të romanit të famshëm të Viktor Hygoit, gungaçin Kuazimodo, duke mbajtur në përqafim katedralen.
“Duke parë pamjet e zjarrit, më erdhi menjëherë në mend kjo skenë nga filmi vizatimor i Disney-t, ku Kuazimodo përqafon ciganen Esmeralda”, rrëfen artistja 38 vjeçare.
Ajo e publikoi vizatimin në llogarinë e vet në Instagram, ku deri të mërkurën kishte grumbulluar 200.000 pëlqime (likes).
Prej andej vizatimi kaloi në Facebook dhe Twitter, ku asi i PSG, Neymar e shpërndau me mesazhin “Pray for France” (Lutemi për Francën”.
Arkitektja që kishte vizituar katedralen Notre Dame para dhjetë vjetësh, ishte duke punuar në atelienë e vet të hënën, kur u informua për zjarrin nga mesazhet e miqve. Ashtu siç bën që kur ishte fëmijë, reagimi i saj i parë ishte të merrte një letër dhe lapsin dhe të konturonte personazhin e Hygoit...
Ndaje me miqte