0030 210 33 18 483

Kufiri grek, deri kur do të jetë i mbyllur?

TV Tribuna 01 Gusht 2020

Qeveria greke e ka shtyrë deri në mesnatën e 14 gushtit afatin e masave ndaluese për hyrjen në territorin grek të qytetarëve nga vendet e treta.

Kjo do të thotë se hyrja vetëm me pasaportë biometrike vazhdon të jetë e ndaluar.

Më konkretisht, nuk lejohet të hyjnë në Greqi:

Qytetarët që duan të vijnë për turizëm dhe kanë vetëm pasaportën biometrike

Qytetarët me pasaporta biometrike që duan të vizitojnë të afërmit e tyre dhe të shfrytëzojnë të drejtën e qëndrimit 3 mujor

Qytetarët që ndodhen në Greqi, por kanë vetëm vërtetim të bardhë, pra që kanë aplikuar për leje për arsye të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, masat ndaluese nuk zbatohen për

Qytetarët e Bashkimit Europian

Qytetarët nga vendet e treta që kanë leje qëndrimi në Greqi

KUJDES: Ata që kanë vetëm vërtetimin blu, në momentin e hyrjes në Greqi duhet të kenë me vete një dokument që vërteton adresën re banimit. Kjo mund të jetë kontrata e shtëpisë, ose deklarata tatimore E1.

Pjesëtarët e familjeve të shtetasve grekë apo të shtetasve europianë, pasi të paraqesin vërtetimet e nevojshme

Qytetarët shqiptarë që kanë kartën e homogjenit

Qytetarët që kanë vizë të vlefshme nga autoritetet konsullore greke

Punonjësit sezonalë me vizë të posaçme

Specialistët që kanë vizë pune

Persona që kryejnë studimet në Greqi dhe kanë leje qëndrimi për arsye studimi, ose vizë studentore

Gjithashtu Autoriteti i Aviacionit Civil grek, me një NOTAM të re, ka pezulluar deri në 15 gusht kryerjen e fluturimeve nga dhe drejt Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Turqisë.

Ndaje me miqte