0030 210 33 18 483

Kufiri Greqi-Shqipëri, mbyllur deri në 15 maj. Kush mund të hyjë

TV Tribuna 18 Prill 2020

Qeveria greke ka shtyrë deri më 15 maj 2020 masën për ndalimin e hyrjes në Greqi të qytetarëve nga Shqipëria.
Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare dhe të nënshkruar nga ministrat e shëndetësisë, transporteve dhe Marinës Tregtare, riprodhohet vendimi i 15 marsit, datë kur e njoftua mbyllja e kufirit për qytetarë nga vendet e treta dhe në nenin e fundit thuhet.
Ndalimet e vendimit  përkatës janë në fuqi për periudhën kohore nga 15.04.2020 deri në orën 15,00 të datës 15.05.2020.
Zjgatja e afatit të ndalimit të hyrjes, është bërë pas rekomandimit nga komisioni shtetëror i përballimit të Covid-19-s.
Të dhënat epidemiologjike të shfaqjes së rasteve të koronavisurit në vende të tjera, si dhe arsyet e interesit publik, e bën të nevojshëm kufizimin e ndërlidhjeve me botën e jashtme, me qëllim kufizimin e shtrirjes së Koronavirusit Covid-19, nënvizon vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare.
Ashtu si dhe më herët, nga ndalimi i hyrjes përjashtohen:
Shtetasit grekë,
Mbajtësit e Kartës së Homogjenit
Mbajtësit e lejes së qëndrimit
si dhe persona që e kanë në Greqi banesën e tyre kryesore.

I njëjti vendim shtyn deri më 15 maj edhe ndërlidhjet ajrore, tokësore dhe detare me Maqedoninë e Veriut, Italinë dhe Spanjën.
Më herët, Shërbimi i Aviacionit Civill kishte njoftuar se zgjatet deri në 15 maj, ndalimi i fluturimeve nga dhe drejt Italisë, Spanjës, Turqisë, Mbretërisë së bashkuar, Holandës dhe Gjermanisë.
 

Ndaje me miqte