0030 210 33 18 483

Kujdes nga mashtrimet elektronike

TV TRIBUNA 23 Tetor 2022

Zhvillimi galopant i teknologjisë ka sjellë me vete edhe rreziqe të mëdha për qytetarët.

Mashtrues të çdo lloji e përdorin teknologjinë që të përfitojnë nga naiviteti i qytetarëve dhe t’iu zhvatin para me shumicë.

Çdo ditë, evidentohen metoda të reja mashtrimi, kryesisht nëpërmjet telefonit dhe internetit.

Mashtrimi më i fundit është ai që lidhet gjoja me kthimin e një shume parash nga zyra e tatimeve.

Autoriteti Grek i të Ardhurave Publike (AADE) në një njoftim që iu është shpërndarë gjithë taksapaguesve, thekson “lutemi për vëmendjen tuaj të menjëhershme ndaj mesazhit që ju dërgohet me postën elektronike dhe titullin ‘Eforia ka rishqyrtuar deklaratën tuaj tatimore dhe ju përfitoni kthimin e tatimit”.

Ky është një mashtrim elektronik përmes falsifikimit të imazhit dhe të të dhënave, paralajmëron AADE.

Dhe shton:

Për mbrojtjen tuaj:

1.Mos hapni asnjë nga arkivat bashkangjitur mesazhit.

2.Mos shtypni linkun që mund t’ju kenë dërguar.

3.Fshijeni menjëherë mesazhin pasi është fals dhe ka përmbajtje keqdashëse.

Ndaje me miqte