0030 210 33 18 483

Kupa e Italisë jep më shumë para se Kupa e Anglisë

TV TRIBUNA 25 Prill 2022

Finalja e sivjetme e Coppa Italia-s (10.05.2022, ora 22:00 në stadio Olimpico në Romë),  do të përballë Interin me Juventusin, 57 vjet pas finales së fundit që ishin ndeshur të dy ekipet.

Interi dhe Juventusi janë ndeshur vetëm dy herë për finalen e Kupës së Italisë, një në 1954 dhe tjetra në 1965. Në të dy rastet, fitues kanë qenë “Bianconeri”t

Kupa e Italisë konsiderohet një trofe dinjitoz dhe me mjaft peshë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë ekonomik.

Fituesi i trofeut do të marrë si shpërblim rreth 7 milionë euro, në raport me ecurinë në të gjitha turet eliminatore, ndërsa finalisti do të marrë 5 milionë euro.

Përfitimet financiare janë rritur krahasuar me të kaluarën, falë shtimit të të ardhurave nga të drejtat televizive në harkun kohor 2021-2024.

Në mënyrë paradoksale, fituesi i kupës në Itali përfiton më shumë para se sa po të merrte kupën e Anglisë. Nëse nga pikëpamja e cilësisë anglezët qëndrojnë shumë më lart, aspekti ekonomik është më fitimprurës në Itali.

Federata angleze e Futbollit ka për Kupën një buxhet prej 15,9 milionë pound (rreth 19 milionë euro), me minimum të shpërblimit 375 pound që i jepet ekipeve të cilët eliminohen në raundet ekstra, deri në maksimumin e 1,8 milionë pond që i jepet ekipit fitues.

Në total ekipi fitues merr 3,49 milionë pound (4,16 milionë euro), ndërsa finalisti vetëm 2,59 (3,09 milionë euro).

Këto janë respektivisht 3 dhe 2 milionë më pak nga sa do të marrin Interi dhe Juventusi, kur mbetet të përcaktohet vetëm se cili do të jetë fitzuesi dhe cili humbësi i finales.

Ndaje me miqte