0030 210 33 18 483

Kuqezinjtë, me ambicie të fuqishme në Ligën e Kombeve

Tribuna TV 05 Shtator 2018

Të premten, më 7 shtator, Kombëtarja Shqiptare fillon sezonin e ri në Elbasan Arena (20,45) ku do të përballet me Izraelin në ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve.

Gjithë lojtarët e Kombëtares që këto ditë kanë folur për mediat janë shprehur të vendosur për të patur një paraqitje shumë të mirë në këtë turne.

Të hënën, Kuqezinjtë do të përballen në Skoci me përfaqësuesen vendase.

Le të shpresojmë dhe urojmë më të mirën.

Lista e lojtarëve që Christian Panucci ka grumbulluar për ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë.

Portierë

Alban Hoxha (Partizani)

Thomas Strakosha (Lazio)

Etrit Berisha (Atalanta)

Mbrojtës

Elseid Hysaj (Napoli)

Frederic Veseli (Empoli)

Berat Djimshiti (Atalanta)

Ansi Agolli (Qarabag)

Bujar Lika (Grassshoper)

Enea Mihaj (Panetolikos)

Mërgim Mavraj (Aris)

Besir Demiri (mariupol)

Herdi Prenga (NK Inter Zapresic)

Egzon Binaku (Malmo)

Mesfushorë

Jahmir Hyka (San Jose Earthquakes)

Enis Gavazaj (Enisey Krasnoyarsk)

Taulant Xhaka (Basel)

Migjen Basha (Aris)

Sabien Lilaj (Gabala)

Ledian Memushaj (Delfino Pescara)

Andi Lila (PASS Janina)

Emanuele ndoj (Brescia)

Sulmues

Eros Grezda (Rangers)

Sindrit Guri (Oostende)

Bekim Balaj (Akhmat Grozny)

Rey Manaj (Albacete).

Ndaje me miqte