0030 210 33 18 483

Kush duhet të kryejë testin e Covid-19 para ardhjes në Greqi

TV Tribuna 25 Korrik 2020

Qeveria greke ka shpallur masa të reja për hyrjen e vizitorëve në Greqi, përmes linjave ajrore.

Siç njofton sekretariati i përgjithshëm i mbrojtjes civile, pasagjerët që vijnë në Greqi me linjë ajrore nga Bullgaria dhe Rumania, në periudhën nga 28 korrik deri në 4 gusht, duhet të kenë me vete rezultatin negativ të testit për Covid-19 (testi PCR), që duhet të jetë kryer 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi.

Nga kjo përjashtohen qytetarët grekë, poseduesit e lejes së qëndrimit dhe ata që udhëtojnë për arsye esenciale.

Në varësi të të dhënave epidemiologjike, kjo masë mund të zbatohet edhe për ardhjen në rrugë ajrore, të qytetarëve nga vendet e tjera fqinje, përfshirë Shqipërinë.

Në të njëjtën kohë, mbetet në fuqi masa për plotësimin e Passenger Locator Form (PLF), të paktën 24 orë përpara mbërritjes në Greqi

Ndaje me miqte