0030 210 33 18 483

Kush e vrau Arbër Bakon dhe cili ishte shkaku i mundshëm

Tribuna TV 15 Janar 2019

Dy personat që akuzohen për vrasjen e Arbër Bakos të hënën në burgun Koridalos të Athinës, kanë deponuar para hetuesve të çështjes.

Ata janë një shtetas shqiptar i moshës 33 vjeç dhe një grek me moshë 24 vjeç.

Ata mbërritën në prokurorinë e Pireut nën masa të rrepta sigurie dhe pas komunikimit të akuzave nga ana e prokurorit u rikthyen në burg.

Sot atyre iu komunikuan akuzat për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore Bako ishte goditur disa herë, në mënyrë shumë të egër me një thikë artizanale, në qafë dhe në kokë.

Shtetasi shqiptar vuan dënimin për ekzekutimin e avokatit Mihalis Zafeiropoulos. Si porositës i asaj vrasjeje ishte dënuar Arbër Bako.

Para prokurorit të Pireut, 33 vjeçari ka thënë se ai u implikua me pa të drejtë në dosjen e vrasjes së avokatit.

Agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA, citon burime të policisë, sipas të cilave 33 vjeçari dhe viktima patën një debat me fundin e përgjakshëm, të hënën paradite, në prag të rigjykimit për çështjen Zafeiropoulos.

Ndaje me miqte