0030 210 33 18 483

Kush ishin pjesëmarrësit e bisedimeve ruso-ukrainase?

ATSH 28 Shkurt 2022

MINSK, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Është ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksi Reznikov, një besnik i presidentit Zelensky, personi që po udhëheq delegacionin ukrainas në negociatat me palën ruse në Bjellorusi.

Në krye të delegacionit rus është Vladimir Medinsky, këshilltari i Putinit, ish-ministër i Kulturës (2012-2020), i njohur për nacionalizmin e tij ekstrem.

Në anën ukrainase të tryezës ndodhet edhe David Arakhamia, kreu i partisë së Zelenskyt, zëvendësministri i Jashtëm Mykola Tochytskyi, ish-ambasadori i Ukrainës në BE dhe më pas në Britaninë e Madhe Mikhailo Podoliak, këshilltari i presidentit dhe në këto ditë zëdhënësi i tij i palodhur për median, Rustem Umerov si dhe Andryi Kostin, zëvendëskreu i grupit të kontaktit tripalësh (Rusi-Ukrainë-OSBE) për një armëpushim në Donbas.

Sa i përket delegacionit rus, përkrah Medinskit ndodhen Alexander Fomin, zëvendësministër i Mbrojtjes dhe Andrei Rudenko, zëvendësministër i Jashtëm që nga viti 2019.

Ndaje me miqte