0030 210 33 18 483

Kush merr në fund të vitit 250 euro ndihmë financiare

TV TRIBUNA 23 Tetor 2022

Në parlamentin grek është paraqitur për votim akti normativ që përcakton kushtet dhe përfituesit e ndihmës emergjente, ose siç është quajtur, “çeku i shtrenjtësisë”.

Qëllimi i ndihmës është që të mbështeten sadopak shtresat në nevojë por edhe pensionistët me të ardhura të ulëta.

Përfitues të ndihmës janë 2,3 milionë qytetarë, përfshirë dhe mjaft emigrantë:

Pensionistët me të ardhura të ulëta,

Përfituesit e kompensimit të invaliditetit

Të moshuarit pa siguracion

Përfituesit e KEA-s

Përfituesit e kompensimit të fëmijës.

Masa përfshin edhe të papunët afatgjatë (nga 12 deri 24 muaj).

E njëjta ndihmë u dha edhe në Pashkët e këtij viti, por atëherë ishte 200 euro, ndërsa tani janë 50 euro më tepër, pra 250.

Kushtet

Të ardhurat vjetore personale nuk e kalojnë shumën 9.600 euro.

Të ardhurat vjetore familjare nuk janë më shumë se 16.800 euro.

Vlera totale e pasurisë së paluajtshme nuk i kalon 300.000 eurot.

Janë banorë tatimorë të Greqisë d.m.th., bëjnë deklaratë tatimore (forolojiki dilosi) në Greqi.

Përfituesit e KEA-s (kompensimi i solidaritetit social) do të marrin në dhjetor një këst të dyfishtë, d.m.th., nëse përfitojnë 300 euro në muaj, në dhjetor do të marrin 600 euro.

Përfituesit e kompensimit të fëmijës do të marrin një këst e gjysmë shtesë.

Vlera monetar për secilin prej përfituesve do të depozitohet në llogarinë që ai ka deklaruar në intervalin 15 deri 22 dhjetor 2022.

Ndaje me miqte