0030 210 33 18 483

Kush mund të udhëtojë me “veveosin”

TV Tribuna 08 Prill 2024

Një nga pyetjet që na bëhen me shumë në TV tribuna është nëse mund të shkohet në Shqipëri me veveosin blu.

Veveosi blu quhet vërtetimi që merr pasi aplikon për leje qëndrimi.

Në urdhërin e ministrit të rendit që u publikua në fletoren zyrtare muajin e kaluar, thuhet:

Gjatë periudhës kohore nga 31/03/2024 deri 31/12/2024 lejohet një ose më shumë herë dalja drejt një vendi të tretë, përveç shteteve anëtare të Shengenit dhe rikthimi në Greqi i qytetarëve nga vendet e treta që jetojnë ligjërisht në Greqi, që disponojnë vërtetimin e vlefshëm se kanë aplikuar për leje qëndrimi fillestare apo rinovim të lejes së qëndrimit.

Pra, cilido që ka aplikuar për leje fillestare apo rinovim të lejes së qëndrimit mund të shkojë e të vijë pa kufizim në Shqipëri.

Njëlloj edhe ata të cilët po aplikojnë tani me ligjin e ri që presupozon qëndrim 3 vjeçar në Greqi.

Por këta mund të dalin jashtë Greqisë vetëm pasi marrin vërtetimin blu, ose siç quhet veveosi katathesis.

Kujdes: Mos ngatërroni veveosi katathesis me apodiktiko ypovolis. Këtë të fundit e merrni menjëherë pasi bëni aplikimin, ndërsa veveosi katathesis nevojitet disa javë, deri në 40 ditë.

Pra, kush aplikon tani me ligjin e ri, mund të shkojë në Shqipëri e të kthehet në Greqi vetëm pasi të marrë veveosi katathesis.

Ndaje me miqte