Kush mund ta zëvëndësojë Bidenin? Kandidatët e mundshëm përballë Harris
Tribuna News
21 Korrik 2024
Zëvendëspresidentja Kamala Harris është një nga emrat kryesorë për të kandiduar si Presidente e SHBA-së nga radhët e demokratëve, por ajo ka hasur sfida që nga fillimi i mandatit të saj, përfshirë dhe mbështetjen e ulët në sondazhe.
Sipas Kushtetutës së SHBA-së, zëvendëspresidenti bëhet President në rast se Presidenti vdes ose bëhet i paaftë, por kjo nuk ndikon në procesin brenda partisë për zgjedhjen e një kandidati presidencial. Përveç Harris, disa guvernatorë janë përmendur si zëvendësues të mundshëm. Këta përfshijnë Guvernatorin e Kalifornisë Gavin Newsom, Guvernatoren e Miçiganit Gretchen Whitmer, Guvernatorin e Kentakit Andy Beshear dhe Guvernatorin e Illinois JB Pritzker. Të gjithë këta kanë mbështetur Bidenin dhe kanë punuar për ta ndihmuar atë të rizgjidhet.
Si do të zgjidhet kandidati ?
Sipas Ballotpedia, në vitin 2024 pritet të ketë rreth 4672 delegatë, përfshirë 739 të ashtuquajtur superdelegatë. Për të siguruar nominimin, një kandidat duhet të marrë shumicën e votave. Nëse askush nuk arrin shumicën, do të kërkohet një "konventë e ndërmjetësuar," ku delegatët veprojnë si agjentë të lirë dhe negociojnë me udhëheqjen e partisë. Rregullat do të vendosen dhe do të ketë votim për emrat në listën e nominimit. Mund të duhen disa raunde votimi që dikush të marrë shumicën dhe të bëhet kandidati.
Konventa e fundit e ndërmjetësuar kur demokratët nuk arritën të emëronin një kandidat në votimin e parë ishte në vitin 1952.
Ndaje me miqte