0030 210 33 18 483

Kush është ish-ministrja e Ramës që urren të veshë fustane

Tribuna TV 20 Prill 2018

Mimi Kodheli është një ndër politikanet më me eksperiencë në politikën shqiptare. Ajo është një figurë e lakmuar brenda dhe jashtë partisë socialiste, ku ka rënë në sy për aftësitë e saj në politikë por edhe për paraqitjen.

Pavarësisht se gjithmonë është parë si një ndër politikanet më simpatike shqiptare, Mimi Kodheli nuk ka veshur kurrë funde.

E ftuar tek Rudina Xhunga, Kodheli ka rrëfyer se përse ka zgjedhur këtë stil “prej çuni”, duke u shprehur se ndihet shumë komode.

“Kur u martova vazhdova të vishja vetëm pantallona. Se ashtu isha mësuar. Kisha stil çuni. Vjehrra, si shpirt artisteje që ishte, violinistja e parë që kishte luajtur në publik, shkodrane po se po, më tha: ‘Na kishin thënë që ishe gjithë ajo vajzë, po vishe ndonjë fustan’. Dhe unë ia bëra qejfin, por vetëm të nesërmen. Pastaj, sërish me pantallona”.

“I mbaj se jam rehat, për komoditet”- tha Kodheli duke theksuar dhe njëherë se nuk ndërmend të bëjë ndonjë lëshim.
 

Ndaje me miqte