Kuvendi voton me 101 vota ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës
ATSH
08 Korrik 2019
TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Kuvendi ka votuar sot me 102 vota pro raportin e Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta, ndërsa me 101 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor.
Kreu i Kuvendit tha se Komisioni duhet të ngrihet brenda dy ditësh dhe do ketë në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita.
Kryetar i Komisionit do të jetë Ulsi Manja nga PS, ndërsa zv/kryetar Alban Zeneli nga opzita. Anëtarë do të jenë Vasilika Hysi, Klotilda Bushka, Bashkim Fino, Alekt Hyseni, Adriatik Alimadhi, Halit Valteri, Krenar Ryçi. Anëtarë zëvendësues do të jenë Adnor Shameti, Spartak Braho nga PS dhe Arlind Cacani dhe Zef Shtjefni nga opozita.
Duke vlerësuar se me anulimin e datës së zgjedhjeve Presidenti ka kryer një shkelje të rëndë kushtetuese, një grup prej 55 deputetësh ka paraqitur një kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, bazuar në nenin 90/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 112 të Rregullores se Kuvendit, që normon procedurën që ndjek Kuvendi për shkarkimin e Presidentit. Këta deputetë çmojnë se dekreti i Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, është në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të një Republike Parlamentare, të funksioneve të Presidentit të parashikuara nga Kushtetuta dhe të funksionimit e të ushtrimit normal të sovranitetit të popullit.
Ndaje me miqte