0030 210 33 18 483

Ky është shkaktari i tragjedisë së dy familjeve shqiptare në Athinë

Tribuna TV 10 Maj 2018

Drejtuesi 64 vjeçar i maunës që shkaktoi mëngjesin e të mërkurës aksidentin vdekjeprurës me viktima dy qytetarë shqiptarë, ka dalë të enjten para prokurorit. Ai akuzohet për një sërë veprash penale.

Sipas dosjes së akuzës, maunia që drejtonte 64 vjeçari kishte targën, lejen e qarkullimit dhe siguracionin e një mjeti tjetër.

Në dosje gjithashtu theksohet se 64 vjeçari ishte kapur edhe përpara tre muajsh duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Veprat për të cilat akuzohet 64 vjeçari janë:

- Prishje e sigurisë së komunikacionit, prej nga erdhi si pasoje vdekja e personit

- Vrasje nga pakujdesia në vazhdimësi

- Plagosje e personit nga pakujdesia

- Përdorim i paligjshëm dokumenti

- Drejtim i mjetit nën ndikimin e alkoolit brenda dy vjetve nga shkelja e mëparshme.

 

Aksidenti

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën orët e para të së mërkurës, pas një aksidenti në një prej akseve kryesore të Athinës. 

Viktimat janë Spiro Guri dhe Dhimitër Pabuko, të moshës 60 dhe 65 vjeç. Aksidenti ndodhi në orën 05,40 të së mërkurës, në rrugën nacionale Kifisos, kur një maune kaloi barrierat ndarëse të rrugës dhe kaloi në krahun tjetër, duke u përplasur me dy automjete ku ndodheshin dy viktimat.

Në njërën prej makinave ka qenë dhe një tjetër shtetase shqiptare, me moshë 34 vjeç, e afërme e viktimës Guri. Ajo është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në pavionin e reanimacionit në spitalin Atikon.

Ndaje me miqte