0030 210 33 18 483

La Liga, rekord blerjesh: një miliard euro të shpenzuara për merkaton

ATSH 17 Korrik 2019

Klubet spanjolle të futbollit në “La Liga” për blerjet në sezonin e ardhshëm kanë shpenzuar mbi një milliard euro.

Ndonëse deri në përfundimin merkatos kanë mbetur edhe dy muaj, klubet spanjolle tashmë kanë shpenzuar rekord parash për sjelljen e futbollistëve të rinj.

Siç edhe pritet, në investime për përforcime kryesojnë “Real Madrid”, “Barcelona” dhe “Atletiko Madrid”. Të tre këto klube kanë shpenzuar pothuajse 70% të parave të përgjithshme të shpenzuara në “La Liga”.

“Real Madridi” ka rekordin për investim parash për lojtarë të rinj për sjelljen e Eden Hazard, Eder Militao, Ferland Mendyj, Luka Joviç dhe Rodrigo Goes duke shpenzuar 303 milionë euro.

Barcelona për 236,25 milionë euro në radhët e saj ka sjellë Antoino Griezmann, Frenkie de Jong, Norberto Muraru, Emerson de Souza dhe Ludovito Reis.

Ndryshime të mëdha krahasuar me sezonin e kaluar pësoi edhe ekipi i “Atletiko Madridit”. Ata në radhët e tyre kanë sjellë Joao Felix nga Benfica për 126 milionë euro, që është rekord në futbollin spanjoll.

“Atletiko” në radhët e tij ka sjellë edhe Felipe Monteira, Marcos Llorente, Renan Lodi dhe Ivan Saponjiç duke shpenzuar gjithsej 206,5 milionë euro.

Nga ana tjetër, “Atletiko” nga shitja e lojtarëve ka grumbulluar 313,6 milionë euro.

Nga klubi u larguan Antoine Griezmann, Lucas Hernandez, Rodri Hernandez, Gelson Martins, Luciano Vietto dhe Bernard Mensah. 

Ndaje me miqte