0030 210 33 18 483

Lagarde: Tregjet i japin votëbesim Greqisë. FMN nuk kërkon më reduktim shpenzimesh

Tribuna TV 19 Prill 2018

Mesazhin se tregjet po vlerësojnë progresin grek, çka pasqyrohet në koston e kreditimit të Greqisë, ka dërguar drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde. Në konferencën tradicionale për shtyp në kuadër të takimit veror të FMN, Lagarde deklaroi se Fondi nuk kërkon më reduktim shpenzimesh nga ana e Greqisë.

“Populli grek ka kaluar tetë vjet shumë të vështira në zbatimin e politikave që sigurisht kanë përmirësuar ndjeshëm pozitën ekonomike (të Greqisë). Kur shqyrtojmë bondin 10 vjeçar grek që dje ishte nën 4%, kjo qartësisht përbën një tregues se tregjet do ta financojnë më në fund Greqinë, sepse ky është progresi final, financimi publik të zëvendësohet nga financimi privat. Kështu, tregjet e shqyrtojnë situatën në Greqi në mënyrë shumë më të favorshme se më parë”, tha Lagarde dhe shtoi:

“I vlerësojmë sukseset dhe patën rezultate të mira, dhe shpesh më të mira nga ç’pritej. Këto i dedikohen masave drastike që u vendosën nga qeveria greke, jo domosdoshmërisht me rekomandimin e FMN-së, sepse ne nuk kemi mbështetur një reduktim tjetër të shpenzimeve. Janë bërë shumë reduktime”.

Lagarde e bëri të qartë se reformat në Greqi ende nuk janë finalizuar plotësisht, duke theksuar në të njëjtën kohë se FMN do të përfshihet me kushtet e veta në programin grek.

Ndaje me miqte