0030 210 33 18 483

Lajmet nga Greqia për datën 20 prill

Tribuna TV 20 Prill 2018

"Në kujtesën tonë duhet të mbeten të pashlyera pasojat tragjike për demokracinë dhe popullin, të grushtit kriminal të shtetit të 21 prillit 1967”, thekson Presidenti i Republikës Helenike, Prokopis Pavlopulos, në mesazhin me rastin e 51 vjetorit të grushtit të shtetit që solli në pushtet juntën e kolonelëve.

Zyrtarë europianë që marrin pjesë në takimin veror të FMN-së në Uashington, përgënjeshtrojnë në mënyrën më kategorike skenarët për një zgjatje afati të programit grek me masa shtrënguese.

Mesazhin se tregjet përshëndesin progresin e Greqisë, gjë që shprehet në koston e kreditimit të vendit, dërgoi drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde.

Greqia dhe kreditorët sillet të jenë një hap më afër marrëveshjes përfundimtare për ristrukturimin e borxhit grek, deklaroi presidenti i Eurogrupit, Mario Centeno.

Ministri alternat i mbrojtjes, Fotis Kuvelis, ka konfirmuar se “është e vërtetë që Franca na ka dhënë me qira dy fregata (anije luftarake)”. “Hapi tjetër do të jenë dy fregata të tjera”, ka shtuar Kuvelis.

Një person i skeduar është ekzekutuar në orët e vona të së enjtes në Agius Anargirus, Athinë. Jorgos Listas, i njohur si një nga “të fortët e natës”, ka humbur jetën pas transportimit në spital. Kundër tij qëlloi mbi 10 herë një person me fytyrën të maskuar.

Ka humbur betejën për jetën biznesmeni 52 vjeçar, Aleksandros Stamatidis, që ishte qëlluar nga grabitësit të cilët kishin hyrë në banesë, në Kifisia, më 2 prill.

MOTI: Vranësira me shira lokalë në pjesën veri lindore, në Epir dhe Egjeun verior. Temperatura: nga 6 në 26 gradë celsius.

Ndaje me miqte