0030 210 33 18 483

Larisa, Ambasadorja Hajdaraga viziton shqiptarë të lënduar nga aksidenti

TV TRIBUNA 02 Mars 2023

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, në Greqi, Luela Hajdaraga prej ditës së djeshme ndodhet në Larisa ku u takua dhe bisedoi me përfaqësues të Brigadës Zjarrfikëse të kërkim-shpëtimit, të angazhuar pas aksidentit fatal të një dite më parë në Tempe.

Ambasada e Shqipërisë në Greqi bën të ditur në një postim në rrjetet sociale se Hajdaraga vizitoi gjithashtu Spitalin Universitar dhe Spitalin e Përgjithshëm të Larisës, ku po trajtohen disa shtetas shqiptarë të lënduar nga ky aksident. Ajo u informua mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Hajdaraga u takua me mjekë, por edhe me familjarë e të afërm të tyre, të cilëve u shprehu solidaritet dhe mbështetje në këto momente të vështira.

Ndaje me miqte