0030 210 33 18 483

Legalizimi i emigrantëve, ku do të fillojë

TV Tribuna 09 Janar 2024

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga miratimi me 262 vota i ligjit të ri që u jep mundësinë emigrantëve pa dokumente të legalizohen, procesi nuk ka filluar akoma.

Ministria e emigracionit ende nuk ka përgatitur qarkoren me udhëzimet për zbatimin e ligjit.

Mendohet se kjo do të bëhet më e vona javën e ardhshme, me qëllim që të fillojnë aplikimet elektronike.

Që të përfitojë dikush nga dispozitat e ligjit të ri, pra të aplikojë me shpresën që të pajiset me leje qëndrimi, duhet:

1. të disponojë ofertë pune nga një punëdhënës në Greqi

2. të ndodhej në Greqi deri në 30 nëntor 2023.

3. Vazhdon të qëndrojë në Greqi

4. të ketë mbushur të paktën 3 vjet qëndrim të pandërprerë në Greqi para datës së aplikimit, e vërtetuar kjo me dokumente shtetërorë.

Më poshtë vijon neni 4 i ligjit të ri:

Dhënie e leje qëndrimit të tipit të ri qytetarëve nga vendet e treta

1. Me vendim të sekretarit të administratës së decentralizuar jepet leje qëndrimi më të drejtë aksesi në tregun e punës dhe në ofrimin e shërbimit apo veprës qytetarëve nga vendet e treta që:

- Disponojnë një deklaratë për ofertë pune nga një punëdhënës në Greqi për punësimin e tyre me regjim pune të varur apo ofrim shërbimi apo vepre

- qëndronin në Greqi deri në 30 nëntor 2023 pa leje qëndrimi

- vazhdojnë të qëndrojnë në Greqi

- Plotësojnë 3 vjet qëndrimi të pandërprerë në Greqi para datës së paraqitjes së kërkesës, të vërtetuar me dokumente shtetërorë.

2. Përtej kushteve të pikës 1, për dhënien e lejes së qëndrimit kërkohen:

- pasaportë, edhe nëse ka skaduar.

- të mos ketë ndaj personit kufizime që lidhen me rendin dhe sigurinë publike.

- pagesa e paravolos 300 euro dhe taksa e printimit të kartës, me vlerë 16 euro

- deklarata e përgjegjësisë (ipefthini dilosi) e punëdhënësit përmes platformës gov.gr me të cilën angazhohet të punësojë aplikantin, përderisa qytetari nga vendi i tretë ka bërë kërkesë për pajisje me leje qëndrimi dhe ka marrë vërtetimin përkatës. Në deklaratën e përgjegjësisë vihet edhe nipti fiskal AFM i punëdhënësit.

3. Me vendim të sekretarit të administratës së decentralizuar akordohet leje qëndrimi si pjesëtar i familjes së qytetarit nga vendi i tretë edhe për bashkëshortin/en, dhe fëmijtë e tyre të mitur, përderisa: prindi ka marrë lejen e qëndrimit të këtij amendamenti dhe b) bashkëshortja/i dhe fëmijtë gjendeshin në Greqi deri në 30 nëntor 2023. Leja e qëndrimit e pjesëtarëve të familjes sa i përket kohëzgjatjes, bashkërenditet me atë të aplikantit.

4. Qytetarët nga vendet e treta që përmbushin kërkesat e këtyre dispozitave, mund të paraqesin kërkesën për pajisje me leje qëndrimi deri në 31 dhjetor 2024. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në shërbimet me një qëndrim brenda kufijve gjeografikë në të cilat i interesuari do të ofrojë punën dhe sipas deklaratës së përgjegjësisë të punëdhënësit.

5. Qytetarëve të vendeve të treta që aplikojnë për leje qëndrimi dhe përmbushin kushtet e mësipërme, u jepet vërtetimi i aplikimit, pas verifikimit nga shërbimet me një qëndrim, brenda 40 ditësh që nga paraqitja e kërkesës.

6. Brenda afatit ekskluziv prej 60 ditësh që nga marrja e vërtetimit të aplikimit, qytetari nga vendi i tretë që ka aplikuar për leje qëndrimi, depoziton në mënyrë elektronike në shërbimin kompetent me një qëndrim dokumentet që vërtetojnë fillimin e punës (kontratë apo njoftim – anagjelia prolipsis nga punëdhënësi). Nëse aplikanti nuk i paraqet dokumentet brenda 60 ditësh, kërkesa e tij refuzohet.

Leja e qëndrimit anulohet në rast se poseduesi i lejes nuk vazhdon të punojë për një periudhë të gjatë kohore. (Se sa do të jetë kjo periudhë caktohet me vendim të përbashkët të ministrit të punës, ministrit të brendshëm dhe atij të emigracionit.

7. Vlefshmëria e lejes së qëndrimit fillon ditën e aplikimit dhe e ka kohëzgjatjen 3 vjet. Në përfundim të saj i interesuari mund të kërkojë ndryshim të qëllimit – allagi skopou. Në rast se do të kërkohet leje qëndrimi për punë të varur, nuk nevojitet pasja e vendeve vakante të punës. Qytetari i vendit të tretë, gjatë aplikimit për ndryshimin e kategorisë së lejes së qëndrimit, duhet të ketë siguracion dhe të ketë përmbushur detyrimet tatimore.

8. Qytetarët nga vendet e treta të cilët para hyrjes në fuqi të këtij amendamenti kanë aplikuar për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme dhe kërkesa e tyre është refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kushtit të qëndrimit 7 vjeçar, kanë mundësi të aplikojnë rishtas për leje qëndrimi sipas dispozitave të këtij amendamenti.

Aplikime në evidencë të qytetarëve nga vendet e treta për leje për arsye të jashtëzakonshme, që janë paraqitur para hyrjes në fuqi të këtij ligji, shqyrtohen mbi bazën e paragrafëve 1 deri 4, përderisa paraqiten brenda afatit deri në 31 dhjetor 2024, dokumentet plotësuese që parashikohen në fushën 1 të nenit 4.

Ndaje me miqte