0030 210 33 18 483

Legjislacioni grek, gjobat dhe ndëshkimet që lidhen me emigrantët

TV TRIBUNA 14 Gusht 2019

Pajisja me leje qëndrimi nuk nënkupton vetëm të drejta, por edhe detyrime. Mosrespektimi i detyrimeve në shumë raste ndëshkohet me gjoba, por edhe me dënime që mund të shkojnë deri dhe me burgim nga 6 muaj deri në 10 vjet.

TV Tribuna bën një paraqitje të përmbledhur të detyrimeve dhe sanksioneve, me mendimin se njerëzit tanë duhet të informohen për çdo aspekt të jetës dhe punës së tyre në Greqi.

Ndalohet dhënia me qira e pasurisë së paluajtshme një shtetasi të vendi të tretë që nuk ka pasaportë apo dokument tjetër udhëtimi të njohur nga konventat ndërkombëtare si dhe vizë të vlefshme hyrjeje apo leje qëndrimi.

Drejtuesit e hoteleve dhe qendrave të pushimit janë të detyruar të njoftojnë policinë për mbërritjen dhe largimin e qytetarëve nga vendet e treta që kanë bujtur në objektet e tyre.

Personat që shkelin këto dispozita, përveç sanksioneve të tjera që parashikon ligji, ndëshkohen me gjobë nga 1.500 deri 3.000 euro.

Të njëjtat gjoba (1.500 – 3.000 euro) u vendosen edhe personave që paraqesin deklarata të pasakta apo vërtetime që parashikohen nga ligji, si dhe qytetarve nga vendet e treta që kanë leje qëndrimi por ofrojnë punë të varur apo shërbime apo ushtrojnë veprimtari të pavarur ekonomike, pa pasur tipin e duhur të lejes së qëndrimit apo miratimin e aksesit në tregun e punës.

Kush ofron lehtësi për hyrjen apo daljen nga territori grek i një shtetasi të vendi të tretë pa iu nënshtruar kontrollit që parashikohet nga ligji, ndëshkohet me burgim deri në 10 vjet dhe një gjobë të paktën 20.000 euro. Nëse kjo vepër penale kryhet me qëllim përfitimin monetar apo në vazhdimësi, i nënshtrohet dënimit me të paktën 10 vjet burg dhe gjobë të paktën 50.000 euro.

Kush i krijon lehtësi shtetasi të të vendit të tetë për qëndrim të paligjshëm apo pengon kontrollet e autoriteteve policore për gjetjen, arrestimin dhe deportimin e tij, ndëshkohet me burg të paktën një vit dhe gjobë të paktën 5.000 euro. Nëse kjo vepër penale kryhet me qëllim përfitimin monetar apo në vazhdimësi, i nënshtrohet dënimit me të paktën 2 vjet burg dhe gjobë të paktën 10.000 euro.

Kush posedon në mënyrë të paligjshme apo përdor pasaportë origjinale apo çdo lloj dokumenti që i përket një personi tjetër, ndëshkohet me burgim të pakën 6 muaj dhe me gjobë të paktën 3.000 euro. Me të njëjtin dënim ndëshkohet kushdo që përdor pasaportë të falsifikuar apo çdo lloj dokumenti tjetër falco.

 

Legjislacioni grek: Kufizimet dhe ndëshkimet e punëdhënësve për emigrantët

Nuk lejohet marrja dhe mbajtja në punë e shtetasve nga vende të treta që nuk përmbushin apo pushojnë së përmbushuri kushtet e qëndrimit të tyre të ligjshëm në Greqi.

SANKSIONI: Shkelësit e kësaj dispozite ndëshkohen me gjobë 5.000 euro, për çdo punonjës shtetas nga një vendi i tretë, që punësojnë në kundërshtim me ligjin.

Nuk lejohet marrja dhe mbajtja në punë e shtetasve nga vende të treta, të cilëve leja e qëndrimit apo viza e hyrjes që posedojnë nuk u jep të drejtën e marrëdhënieve të punës, apo kanë vërtetim se kanë aplikuar për leje qëndrimi që nuk u jep akses në tregun e punës.

SANKSIONI: Shkelësit e kësaj dispozite, përveç sanksioneve të tjera ligjore, ndëshkohen me gjobë 1.500 euro për çdo të punësuar që ka leje qëndrimi, por që nuk i ofrohet akses në tregun e punës.

SANKSION 2: Kur shkelja e kësaj dispozite bëhet me qëllim futjen e shtetasve të vendeve të treta në rrugën e prostitucionit, përveç sanksioneve të tjera që parashikon ligji, punëdhënësi ndëshkohet me burg të paktën dy vjet, dhe një gjobë prej të paktën 6.000 euro.

Në rast se viktima është e mitur, atëherë punëdhënësi ndëshkohet me burg deri në 10 vjet dhe me gjobë nga 10.000 deri 50.000 euro.

Ndaje me miqte