0030 210 33 18 483

Lehtësohen më tej masat anti Covid: Nga 1 maji, pa certifikata vaksinimi

TV TRIBUNA 13 Prill 2022

Nga 1 maji nuk do të jetë më nevoja që të tregojmë certifikatën e vaksinimit, ndërkohë që kjo do të vazhojë të kërkohet për hyrjet në territorin grek.
Kjo është një nga lehtësimet e masave anti Covid, që komunikoi të mërkurën në mesditë ministri i shëndetësisë Thanos Plevris.

THANOS PLEVRIS, Ministër i Shëndetësisë
Sipas të dhënave epidemiologjike dhe rekomandimeve të ekspertëve,  komunikojmë hartën rrugore për lehtësimin e masave kundër pandemisë Covid-19.
Nga 1 maji deri në 31 gusht hiqet përdorimi i certifikatës së vaksinimit dhe i sëmundjes për aksesin në ambientet e mbyllura dhe të hapura.
Kjo do të thotë se edhe aty ku ishte detyrimi i bërjes së testit, nuk do të nevojitet të bëhet.
Kjo masë do të shqyrtohet sërish në 1 shtator.
Paralelisht, menjëherë e ardhshme do të shqyrtohet edhe heqja e tregimit të certifikatës europiane të vaksinimit për hyrjen në Greqi.
Deri në 31 maj mbetet detyrimi i përdorimit të maskës në ambientet e brendshme.
Nga 1 qershori do të hiqet detyrimi, me përjashtime që do të caktohen nga vendime të ardhshme.
Nga data 1 maj 2022 hiqet detyrimi i self testeve sistematike në shkolla dhe kthimi nga pushimet e pashkës do të bëhet pa self teste.
Do të ketë sqarime për protokollin e kontakteve me personat e infektuar.
Nga data 1 maj caktohet një rapid test në javë për qytetarët e pavaksinuar në vendet e punës.
Ndërsa nga 1 maji deri në 31 gusht rikthehet funksionimi i gjithë ambienteve në 100% të kapacitetit dhe hiqen kufizimet për metër katror.
Nga 15 prilli hiqet gjoba 100 euro për qytetarët e pavaksinuar të moshës 60 vjeç e lart.
Të gjitha masat do të rishqyrtohen në 1 shtator, në varësi të pamjes së pandemisë.
Pashka do të kremtohet me masat ekzistuese dhe do të ketë rekomandim për përdorimin e maskës, aty ku ka konfuzion në ambientet e jashtme.
Pas dy vjetësh do të zhvillohen gjithë ceremonitë fetare dhe do të festojmë Pashkët normalisht, duke respektuar protokollet higjenike.

Ndaje me miqte