0030 210 33 18 483

LEJE QËNDRIMI E REZIDENTIT AFATGJATË (EPI MAKRON DIMENONTOS)

TV TRIBUNA 13 Gusht 2019

KUSHT I DOMOSDOSHËM për marrjen e statusit të rezidentit afatgjatë, është qëndrimi i vazhdueshëm në Greqi të paktën 5 (pesë) vitet e fundit para aplikimit. Mungesat nuk duhet të kalojnë 6 muaj rresht ose 10 muaj në tërësi brenda 5 viteve.

 

I interesuari për të aplikuar për statusin e rezidentit afatgjatë, duhet të plotësojë këto kushte:

a. Të disponojë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tij dhe të familjes dhe këto të ardhura nuk duhet ta kenë prejardhjen nga sistemi i asistencës sociale  i Greqisë.

Të ardhurat nuk mund të jenë më të ulëta nga paga vjetore minimale, sipas legjislacionit grek dhe të shtuara me 10% për pjesëtarët e familjes që ka nën kujdes.

Në përllogaritjen e të ardhurave merren parasysh kontributet e pjesëtarëve të familjes.

Karakteri sistematik i të ardhurave dëshmohet posaçërisht nga përmbushja e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.

b. Disponon siguracion të plotë shëndetësor, që mbulon edhe pjesëtarët e familjes.

c. Përmbush kriteret e integrimit social.

 

DOKUMENTACIONI QË KËRKOHET

1. Fotokopje e përpiktë e gjithë faqeve të pasaportës apo një dokumenti udhëtimi të  vlefshëm 5 vitet e fundit.

2. Leja e qëndrimit

3. Paravolo 150 euro

4. Dëshmia e aftësisë siguruese (ASFALISTIKI IKANOTITA) nga enti shtetëror EFKA, ku të përmbajë edhe AMA, AMKA, AFM, ku të rezultojë mbulimi i plotë i shpenzimeve shëndetësore për veten dhe pjesëtarët e familjes që ka në ngarkim.

5. Fotokopje e deklaratës tatimore - FOROLOJIKI DILOSI – të vitit të fundit para aplikimit apo dokument tjetër ku të duket se disponon të ardhura të barabarta me pagën vjetore minimale, sipas legjislacionit grek dhe të shtuara me 10% për pjesëtarët e familjes që ka në ngarkim.

6. Kopje të kontratës së blerjes së banesës apo kontratë elektronike të kontratës së qirasë.

7. Çertifikatë për njohjen e mjaftueshme të gjuhës greke dhe elementëve të historisë e kulturës greke (A2+)

Apo një dëftesë se ka kryer të paktën arsimin e detyrueshëm në Greqi (Dëftesë gjimnazi, apo Liceu, përfshirë EPAL-EPAS)

Apo dëftesën e përfundimit jashtë Greqisë të një liceu që i përket sistemit arsimor grek

Apo një çertifikatë se ky kryer mësimin e gjuhës greke nga një universitet jashtë Greqisë apo çertifikatë të gjuhës B

Apo buletin qëndrimi si pjesëtar i familjes së shtetasit grek

Apo dëshmi të qëndrimit të ligjshëm prej 12 vjetësh në Greqi në momentin e aplikimit.

 

PËR NXJERJEN E KARTËS BIOMETRIKE KËRKOHEN:

4 fotografi me ngjyra të kohëve të fundit, format pasaporte (40x60 mm, pa kornizë, në analizë të lartë, me sfond të bardhë, shprehje neutrale, etj., si dhe në formë digitale, e arkivuar në CD në format JPEG 2000.

Taksa për koston e kartës biometrike, 16 euro

Një dokument zyrtar nga vendi i lindjes apo origjinës, i legalizuar dhe i përkthyer, ku të rezultojë qartësisht vendi i lindjes.

 

KOHËZGJATJA E LEJES SË REZIDENTIT AFATGJATË ËSHTË 5 VJET

 

RINOVIMI I LEJESË SË QËNDRIMIT TË REZIDENTIT AFATGJATË

Fotokopje e përpiktë e gjithë faqeve të pasaportës apo një dokumenti udhëtimi të  vlefshëm 5 vitet e fundit.

Leja e qëndrimit e rezidentit afatgjatë

4 fotografi me ngjyra të kohëve të fundit, format pasaporte (40x60 mm, pa kornizë, në analizë të lartë, me sfond të bardhë, shprehje neutrale, etj., si dhe në formë digitale, e arkivuar në CD në format JPEG 2000.

Taksa për koston e kartës biometrike, 16 euro

Një dokument zyrtar nga vendi i lindjes apo origjinës, i legalizuar dhe i përkthyer, ku të rezultojë qartësisht vendi i lindjes.

 

LEJA E REZIDENTIT AFATGJATË RINOVOHET PËR 5 VJET.

Ndaje me miqte