0030 210 33 18 483

Leo Roshi, super ndeshje në Kupën e Greqisë

Albert RUDAJ / TV Tribuna 21 Dhjetor 2018

Të enjten janë luajtur ndeshjet e vlefshme për Kupën e Greqisë, ku Apolon i Athinës ka kaluar me sukses sfidën, (barazim) ndaj ekipit vendas në Trikala dhe është kualifikuar për në 16-she.

Në formacionin e Apolonit ka luajtur për 90 minuta edhe futbollisti shqiptar Leo Roshi, duke dhënë një kontribut të veçantë në përfshirjen e ekipit të vet ndër 16 më të mirët e vendit që do të vazhdojnë pretendimin për të fituar kupën.

Kupa e Greqisë është një kompeticion që përfshin Super ligën, Futboll Ligën dhe kategorinë e dytë të futbollit grek.

Gjatë gjithë ndeshjes, Roshi ishte ndër më të mirët në fushë, duke justifikuar plotësisht besimin e trainerit Babis Tenes.

Talenti Roshi luan në qendër të mesfushës, por edhe si mbrojtës e mesfushor i majtë.

Ai ka luajtur me kombëtaret e Greqisë me U-15 dhe U-16, por kjo nuk përbën pengesë që Leo Roshi të vendoset në fokusin e trainerit të Shpresave të Shqipërisë Alban Bushi.

Pas ndeshjes, Roshi tha në një bisedë telefonike për TV Tribuna:

“Ndihem i lumtur që ekipi kaloi me sukses një provë të vështirë e për këtë falënderoj shokët e ekipit, trainerin e njohur Babis Tenes e në radhë të parë drejtuesit dhe menaxherin tim, që më besuan e më sollën tek Apoloni”.

Pjesë e Apolonit është dhe një shqiptar tjetër i talentuar, mesfushori Klodian Gjino.

Ndaje me miqte