0030 210 33 18 483

Letër e hapur Fatos Lubonjës: Çfarë kërkoni nga emigrantët?...

Juli NDRIKO

16 Gusht 2018

Zotëri i nderuar! Në një nga gazetat e internetit ndesha në intervistën tuaj, ku i referoheshit protestës në Rumani. Ka gjasa që ngjarja për popullin rumun të shënojë histori.

Protesta masive, vendosmëria dhe klithmat e njerëzve, dëshmuan se rumunët paskan zemër “luani”.

Deri në këtë pikë jam dakord.

Mospajtimi me mendimin tuaj nis aty ku ju thoni:

“Emigrantët shqiptarë nuk mund të sjellin një ndryshim në Shqipëri, pasi ata nuk jetojnë me realitetin shqiptar dhe për më tepër, shumica janë me qeverinë”.

Ju flisni për Diasporën shqiptare. Unë jam pjese e saj, e Diasporës! Një tog germash dhe një gjerdan perlash për Shqipërinë. E tillë është vlera e diasporës.

Një fjalë që nuk na bën me pak shqiptarë, apo intelektualë, nga ju zotëri. Përkundrazi! Edukimi dhe formimi i shqiptarëve të diasporës është i një niveli sipëror.

Shqiptarët e diasporës janë më shumë të suksesshëm nga sa mendoni dhe dini ju, dhe në fusha të ndryshme, si në shkencë, në arsim, në media. Ne kemi shumë artistë madje lobojmë dhe në politikë. Sigurisht, shumë patën dëshirën dhe vullnetin e mirë të sillnin ndryshimin që ju përmendni..

Risku që morën përsipër la si shije zhgënjimin.

Sepse, dyert ku trokitën gjithmonë ishin të mbyllura...

Ndryshimi vjen përmes vlerave, arsimit dhe edukimit. Paralelisht me to vjen dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror.

Ky është ndryshimi që i nevojitet Shqipërisë.

Sa për shqetësimin tuaj, a jemi të informuar: Ju siguroj, se jemi të mirëinformuar. Vështirësohemi goxha në përzgjedhjen e një kanali televiziv dhe të një gazete ku lajmi të mos ketë ngjyra partiake. Në fund të ditës ia dalim mbanë.

Z.Lubonja, nuk qartësuat diçka!

Konkretisht, çfarë po kërkoni nga Diaspora?

Të udhëheqë një protestë me qëllim rrëzimin e qeverisë

Përse kaq me ngut?

Përse në këtë formë?

Zgjedhjet e ardhshme nuk janë shumë larg.

Vota është zëri i popullit, vota është arma e popullit. Besoni në forcën e votës!

Ah, se desh më doli nga mendja!

 

Sa për shembullin rumun që e bëtë telef gjithandej.

Personalisht do të preferoja të praktikonim atë çka rumunët i bënë Çausheskut, për të gjithë politikanët shqiptarë prej 1991-shit deri në 2018-n, pa përjashtim...

Në thirrjen e radhës zgjidhni planin B, të tipit Çaushesku; aty na llogarisni dhe ne!

 

 

Ndaje me miqte